Nuk e dinin se po filmoheshin, dalin fotot e djalit nga Kosova duke u puthur me Mikelën

Mediale Vip

Nuk e dinin se po filmoheshin, dalin fotot e djalit nga Kosova duke u puthur me Mikelën

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 13:03
Argjendi dhe Mikela

Emisioni “Për’puthen” edhe në episodin e të premtes ka ngjallur kureshtjen e publikut.

Kjo pasi që Argjendi dhe Mikela ishin tepër të afërt gjatë takimit të tyre, por kishte diçka më shumë kur mendonin se u fikën kamerat.

Në një moment, Argjendit i erdhi një mesazh nga Ritvana, dhe i tha Mikelës se kush i kishte shkruajtur.

Menjëherë pas mesazhit, u hodh në krahët e Mikelës duke u dhënë dhe një puthje pranë gjoksit.

Mikela e kalon me të qeshur këtë situatë duke i thënë: “Në një moment kaq romantik më kujton Ritën?”

Ndërsa në studio, Ritvana shpjegoi se i shkruajti Argjendit për fotografitë që kishin bërë pasi donte ti postonte në rrjete sociale.

Mirëpo, pas kësaj, ata u sqaruan edhe në një takim katër minuta, si dhe në fund Argjendi nuk u zgjodh nga asnjëra nga vajzat në program.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat