Albi Nako kritikohet ashpër se ‘bullizoi’ vajzën e vogël

Mediale Vip

Albi Nako kritikohet ashpër se ‘bullizoi’ vajzën e vogël

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:20
Albi Nako kritikohet ashpër se ‘bullizoi’ vajzën e vogël

“Dance Reality Show” është show ku fëmijë ndryshëm konkurrojnë me njëri tjetrin duke kërcyer.

Definicioni i bullizmit- lëndimi i përsëritur, i qëllimshëm i një personi ose grupi nga një person ose grup tjetër, ku marrëdhënia përfshin një çekuilibër të fuqisë.

Bullizmi mund të prekë këdo, ata që ngacmohen, ata që ngacmojnë dhe ata që janë dëshmitarë të ngacmimit. Bullizmi lidhet me shumë rezultate negative duke përfshirë ndikimet në shëndetin mendor, përdorimin e substancave.

Albi Nako u kritikua së fundi nga ndjekësit e emisionit “Dance Reality Show” si shkak i disa komenteve të cilat iu bënë një vajze të vogël.

Njëra ndër vajzat e cila mori pjesë së fundi në shfaqjen “Dance Reality Show”, tërhoqi vëmendje nga ndjekësit e emisionit pasi u quajt ‘llupse’ nga moderatorja, teksa edhe u pyet disa herë radhazi se a do të preferonte më shumë ushqimin apo kërcimin.

Ndjekësit e emisionit kanë kritikuar ashpër sjelljet e Albi Nakos dhe kolegëve të tij të cilet qeshnin kur asaj i bëheshin këto komente negative, duke u shprehur se është një gjë shumë e ‘poshtër’ dhe e ‘dëmshme’ që një fëmijë më i ‘shëndoshë’ të krahasohet me ata më të ‘dobët’.

“Fat-shaming” i njohur si “veprimi ose praktika e poshtërimit të dikujt që gjykohet të jetë i trashë ose mbipeshë duke bërë komente tallëse ose kritike për trupin e tyre”, mund të çojë në rrezik afatgjatë të obezitetit dhe në dëmtimin e shëndetit mendor të personit, i cili më pas do të lërë pasoja të tmerrshme në jetën e të prekurit nga ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat