Kolegu i tyre akuzohet për abuzim seksual, vajzat e “Sex And The City” reagojnë të bashkuara

Mediale Vip

Kolegu i tyre akuzohet për abuzim seksual, vajzat e “Sex And The City” reagojnë të bashkuara

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 16:14
Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis

Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis kanë folur së bashku mbi akuzat për sulm seksual kundër aktorit Chris Noth.

Tre yjet e “Sex And The City” postuan një deklaratë të përbashkët të hënën – referenca e tyre e parë për pretendimet historike të bëra nga dy gra.

“Ne jemi thellësisht të pikëlluara kur dëgjojmë akuzat kundër Chris Noth. Ne mbështesim gratë që kanë dalë përpara dhe kanë ndarë përvojat e tyre të dhimbshme. Ne e dimë se duhet të jetë një gjë shumë e vështirë për t’u bërë dhe ne i lavdërojmë ato për këtë”, thuhej në një deklaratë.

Personazhi i famshëm i Noth’s, Mr. Big ndërroi jetë pasi pësoi një atak në zemër në episodin e parë të ribashkimit të kastit të “Sex and the City”, të titulluar “And Just Like That”.

Javën e kaluar aktori, 67 vjeç, u akuzua për përdhunim nga dy gra, të cilat të dyja ndanë detaje të sulmeve të supozuara ndaj tyre me “The Hollywood Reporter”.

Njëra pretendoi se ajo ishte vetëm 22 vjeçe kur Noth, atëherë 49 vjeç, e sulmoi dhe e përdhunoi.

Raporti bëri që një grua tjetër të dilte përpara dhe të akuzonte Noth, ndërsa aktorja Zoe Lister-Jones kujtoi sjelljen që e bëri atë ta përshkruante atë si një ‘grabitqar’.

Sulmi i parë dyshohet se ka ndodhur në vitin 2004, ndërsa i dyti thuhet se ka ndodhur në vitin 2015, tre vjet pasi Noth u martua me gruan e tij, Tara Wilson, me të cilën ka dy fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat