Vanessa Hudgens ka dedikimin më romantik për partnerin në përvjetorin e tyre

Mediale Vip

Vanessa Hudgens ka dedikimin më romantik për partnerin në përvjetorin e tyre

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 21:41
Vanessa Hudgens dhe i dashuri Cole Tucker

Vanessa Hudgens dhe i dashuri Cole Tucker po festojnë një moment historik romantik!

Aktorja e “High School Musical” festoi përvjetorin e saj të parë me lojtarin e MLB, 25 vjeç, me një postim të ëmbël në Instagram. Në foto, Tucker i buzëqesh kamerës ndërsa Hudgens, 33 vjeç, e vështron atë me fytyrën kundër tij.

“1 vit bashkë @cotuck loveyou”, ka shkruar ajo postimin.

Tucker më vonë komentoi nën postim, “Më i miri ”

Së fundmi çifti ka kaluar pushimet së bashku. Hudgens ndau një foto meTuckers duke e përqafuar atë teksa buzëqeshnin përpara një peme të Krishtlindjes. “Merrrrry christmasss ”, ka shkruar ajo.

Vanessa zbuloi për “Entertainment Tonight” se ajo dhe Cole u prezantuan për herë të parë përmes Zoom.

“Unë dhe Cole u takuam në një grup meditimi në Zoom.Shumë e rastësishme”, tha Vanessa.

“Ai është thjesht i përsosur për mua. Unë jam [e lumtur]. Unë me të vërtetë jam. Mendoj se është gjithashtu shumë e rëndësishme të qëndrosh mirënjohës për gjithçka që ke në jetë”, tha ajo.

“Unë e kam bërë lidhjen një prioritet dhe ndihem sikur thjesht po e bëj magjinë të ndodhë gjithnjë e më shumë”, shtoi aktorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat