Hande dhe Kerem i japin fund lidhjes, shkak Demet Ozdemir

Mediale Vip

Hande dhe Kerem i japin fund lidhjes, shkak Demet Ozdemir

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 16:33
Hande Erçel dhe Kerem Bursin si dhe Demet Ozdemir

Dy aktorët Hande Erçel dhe Kerem Bursin, të cilët i ndoqëm bashkë në serialin “Dashuria është në ajër”, thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes. Mediat turke raportojnë se çifti prej disa javësh nuk janë bashkë.

Shkak raportohet të jetë bërë Demet Ozdemir, e cila do të punojë në një projekt bashkë me Kerem Bursin.

Hande dhe Demet nuk i kanë marrëdhëniet e mira me njëra-tjetrën prandaj Handes nuk i ka ardhur mirë që partneri i saj ka pranuar ofertën. Sipas medias turke “Hurriyet”, Hande i ka thënë miqve se mes saj dhe Keremit ka marrë fund.

Fakti që Demet e ka hequr Handen nga Instagrami i ka shtuar më shumë dyshimet.

Për më tepër nuk ka pasur asnjë reagim nga Hande apo Kerem për t’i hedhur poshtë lajmet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat