Deri dje thashetheme, Hande dhe Kerem me këtë veprim konfirmojnë ndarjen

Mediale Vip

Deri dje thashetheme, Hande dhe Kerem me këtë veprim konfirmojnë ndarjen

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 14:34
Hande Erçel dhe Kerem Bursin

Prej disa ditësh po përflitet se Hande Erçel dhe Kerem Bursin i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Dyshja e aktorëve u njohën në serialin “Dashuria është në ajër” dhe shumë shpejt u kthyen në të preferuarit e publikut me lidhjen e tyre që u zhvillua para syve të të gjithëve.

Por kjo lidhje nuk ka zgjatur shumë sepse Hande dhe Kerem nuk janë më bashkë. Deri dje gjithçka ishte në kuadër të thashethemeve, por së fundmi të dy kanë marrë vendimin për të hequr fotot me njëri-tjetrin në Instagram, veprim i cili ditët e sotme tregon shumë për një marrëdhënie.

Hande preferoi të mos fshinte fotot ku ata janë gjatë xhirimeve të serialit duke qenë se i përkasin profesionit të tyre, por fshiu vetëm fotot e tyre romantike.

Ajo nuk ngurroi të hiqte dhe të gjitha etiketimet e Kerem nga Instagrami. Aktori gjithashtu fshiu disa foto mes tyre dhe ato nga Maldivet ku çifti kaluan pushimet.

Image
Hande Erçel dhe Kerem Bursin
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat