Sarah Jessica Parker flet për zënkën me Kim Cattrall dhe tregon anën e saj të historisë

Mediale Vip

Sarah Jessica Parker flet për zënkën me Kim Cattrall dhe tregon anën e saj të historisë

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 15:18
Sarah Jessica Parker, Kim Cattrall

Sarah Jessica Parker ka folur më në fund për mosmarrëveshjet e saj me kolegen e "Sex and the City", Kim Cattrall.

“Është shumë e thjeshtë, e dini? Unë do të jem e qartë sa të mundem. Është shumë e vështirë të flasësh për situatën me Kim, sepse kam qenë gjithmonë shumë e kujdesshme që të mos them ndonjë gjë që është e pakëndshme”, tha Parker në podkastin e THR's Awards Chatter, duke pranuar se ajo ka qenë e rezervuar gjithmonë kur është pyetur për problemet e tyre.

Sipas saj, tensioni midis aktoreve kryesore të "Sex And The City" - përfshirë Kristin Davis dhe Cynthia Nixon - filloi në vitin 2017 kur Cattrall bëri disa kërkesa përpara se ajo të pranonte të merrte pjesë në një film të tretë.

"Ata nuk ndiheshin rehat kur takoheshin aty ku ajo donte të takohej, dhe kështu ne nuk e bëmë filmin sepse nuk donim ta bënim pa Kim," tha Parker. "Dhe studioja nuk do ta bënte, kështu që u shpërbë. Nuk ishte se ajo i tha ‘jo’ filmit; ishte studioja që i tha 'jo' filmit, gjë që, ju e dini, ndodh," sqaroi ajo, duke kundërshtuar pretendimin e Cattrall se e refuzoi filmin për shkak të një historie intime midis Samantës dhe djalit adoleshent të Mirandës, Brady.

Gjërat morën një kthesë edhe më të madhe kur Parker i ofroi ngushëllimet e saj Cattrall-it pas vdekjes së vëllait të kësaj të fundit, por u përball me akuzat se ishte "hipokrite". Pas kësaj, Cattrall deklaroi përfundimisht se ato të dyja nuk ishin kurrë mikesha.

“Kam shpenzuar shumë vite duke punuar shumë për të qenë gjithmonë e denjë për të gjithë në xhirime, për t'u kujdesur për njerëzit, për të qenë përgjegjëse për njerëzit, si punëdhënësit e mi ashtu edhe për njerëzit për të cilët ndihem përgjegjëse si producente e shfaqjes," tha Parker në podcast. "Dhe nuk ka asnjë njeri tjetër që ka folur ndonjëherë për mua në këtë mënyrë, kështu që është shumë e dhimbshme."

Parker tha se mosinteresimi i dukshëm për t'u rikthyer bëri që Cattrall-it të mos i kërkohej të ishte pjesë e "And Just Like That".

"Ne nuk i kërkuam asaj të ishte pjesë e filmit, sepse ajo e bëri të qartë se kjo nuk ishte diçka që e donte dhe nuk ishte më komode as për ne dhe kështu nuk ndodhi," shpjegoi Parker. "Ky nuk është ‘injorim’ ndaj saj, është thjesht të mësosh. Kur dikush flet publikisht për diçka duke thënë se nuk është vendi ku ata duan të jenë, duhet ta dëgjoni.”

Së fundi, Parker qartësoi se mes tyre nuk po zhvillohet asnjë ‘luftë’ dhe nuk ka pasur mosmarrëveshje publike, apo përçarje e biseda të bëra nga ana e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat