Nuk është JLo, Ledina Çelo shpall hapur ‘sfidën’ nga plazhi

Mediale Vip

Nuk është JLo, Ledina Çelo shpall hapur ‘sfidën’ nga plazhi

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 19:03
Ledina Çelo

Vera është, pa diskutim, stina e saj e preferuar dhe jo vetëm sepse shijon pushimet në vendlindje dhe në shtëpinë e saj në bregdet, por edhe sepse fillon setet e panumërta të fotove, të cilat, vështirë se mund të kenë konkurrencë.

Edhe këtë verë, si çdo vit, Ledina Çelo ka marrë vëmendjen e të gjithëve me fotot provokuese nga bregdeti. Ndonëse nënë e dy fëmijëve; Erlisi, 11 vjeç, dhe Periana, 7 vjeç, Ledina nuk i njeh vitet që ikin, madje duket se çdo verë është më në formë se asnjëherë.

‘Lojën’ e JLo, që sfidon vitet pas të 50-ave dhe nuk njeh moshë, në Shqipëri, pa dyshim, e ka ekskluzivitet Ledina, me trupin e 20-ave, edhe pas moshës 40-vjeçare.

E tonifikuar, pa celulit (provoni t’u bëni ‘zoom’ fotove), provokuese, joshëse, pa konkurrencë. Ose, nëse mendoni se ka konkurrente, etiketojeni, por, me siguri do jetë e vështirë.

Nëse do kishte një çmim për Miss Plazhi Over 40, pa diskutim do t’i shkonte me meritë mami Ledinës. Edhe një verë tjetër, në top formë dhe në top listë. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LEDINA CELO (@ledinacelo)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat