Will Smith shpërndan një video qesharake me mbishkrimin: Unë duke u përpjekur të rikthehem në rrjetet sociale

Mediale Vip

Will Smith shpërndan një video qesharake me mbishkrimin: Unë duke u përpjekur të rikthehem në rrjetet sociale

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 19:15
Will Smith

Aktori hollivudian, Will Smith, ka postuar në Instagram për herë të parë pasi i kërkoi falje publike Chris Rockut për incidentin që ndodhi në Oscars të këtij viti.

Ai publikoi një video humoristike, ku tregonte një gorillë foshnje që ngacmonte një gorillë shumë më të madhe duke ia prekur butësisht pjesën e pasme.

“Unë duke u përpjekur të rikthehem në rrjetet sociale”, është mbishkrimi i videos.

Postimi i tij ka marrë më shumë se 1.7 milionë pëlqime, ndërsa kjo video i ka bërë të qeshin fansat e tij të shumtë.

Edhe gjatë ditës së sotme (e diel), aktori ka shpërndarë një tjetër video, në të cilën shfaqet duke kapur një merimangë të madhe.

Kujtojmë se Will Smith dhe Jada Pinkett Smith së fundmi janë parë së bashku në publik për herë të parë pas skandalit në Academy Awards.

Për kujtesë, skandali në Oscars ndodhi kur Will e goditi komikun Chris Rock për një shaka me bashkëshorten e tij. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Will Smith (@willsmith)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat