Artani i dërgon mesazh bashkëshortes nga shtëpia e BBV Kosova: Të dua shumë

Mediale Vip

Artani i dërgon mesazh bashkëshortes nga shtëpia e BBV Kosova: Të dua shumë

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 15:44
Artani.

Një nga banorët e shtëpisë së famshme Big Brother VIP Kosova është edhe djali i humoristit të ndjerë Rasimi Thaçi – Cima, Artani.

Aktori i ri është kthyer një ndër banorët më të dashur të shtëpisë teksa edhe po përfshihet në debate të ndryshme.

Megjithatë, ditën e sotme (e diel) Artani kishte një mesazh dashurie për një person të zemrës që ndodhet jashtë shtëpisë së BBVK.

Ai bëri një dedikim për bashkëshorten e tij të cilës ia shprehu dashurinë që ka për të duke iu drejtuar kamerave.

“E përshëndes gruan time, të dua shumë”, është shprehur Artani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat