Bojken Lako prezanton për herë të parë partneren në rrjetet sociale

Mediale Vip

Bojken Lako prezanton për herë të parë partneren në rrjetet sociale

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 19:37
Bojken Lako

Bojken Lako ka nisur një lidhje të re prej muajsh dhe ndonëse ai nuk e ka zbuluar se kush është vajza që ia ka marrë zemrën ai është shfaqur shpesh në publik në momente intime.

Megjithatë, deri tani ai nuk e kishte postuar në mediat sociale. Së fundmi, artisti duket se ka bërë një përjashtim pasi ka ndarë një foto romantike me partneren.

Në Instagram, Bojken ka publikuar një selfie ku shihet duke puthur të dashurën e zemrës në faqe teksa ajo buzëqesh.

Ky kapitull i ri në jetën e tij vjen pas ndarjes nga Semi Jaupaj me të cilën jetoi një romancë të gjatë 9-vjeçare. Por, çfarë raporti ka ai sot me Semin? Artisti ka treguar në një intervistë të fundit se e respekton dhe mbështet Semi, duke shtuar se partnerja e tij e kupton dhe nuk bëhet pengesë.

“Nuk ka ndonjë ndjesi të veçantë. Unë kështu i kam pasur ndjesitë në jetë, i vlerësoj njerëzit për vlerat që kanë. Kjo është diçka që e ndjej. Po ashtu kam edhe mbështetje. Edhe partnerja ime është shumë mendjehapur, e vlerëson, nuk bëhet pengesë."- është shprehur ai para pak ditësh.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat