Ylli i ‘Vampire Diaries’ dhe partnerja e tij, sërish prindër

Mediale Vip

Ylli i ‘Vampire Diaries’ dhe partnerja e tij, sërish prindër

Më: 10 janar 2023 Në ora: 13:50
Nikki Reed dhe Ian Somerhalder

Nikki Reed dhe Ian Somerhalder po zgjerojnë familjen e tyre.

Aktori i “Vampire Diaries” bëri publik lajmin emocionues në Instagram, duke postuar një foto të  Nikki-t duke mbajtur në krah vajzën e tyre 5-vjeçare, ku i dukej edhe barku i rrumbullakosur.

“Gjithçka që kam dashur ndonjëherë që nga koha kur isha një djalë i ri ishte të kisha një familje të madhe,” shkroi ai në mbishkrimin e fotos. “Faleminderit Nik që më dhe këtë dhuratë.”

Ata u bënë prindër në vitin 2017, pas ardhjes në jetë të vajzës Bodhi. Nikki dhe Ian u martuan në 2015-n, një vit pasi u lidhën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat