“E dinim që i bënte ai”/ Një fëmijë i lëvizshëm dhe me humor, flet për herë të parë mësuesja e Luizit dhe personazheve të tjerë të famshëm

Mediale Vip

“E dinim që i bënte ai”/ Një fëmijë i lëvizshëm dhe me humor, flet për herë të parë mësuesja e Luizit dhe personazheve të tjerë të famshëm

Më: 7 mars 2023 Në ora: 17:56
Luizi

Valeria Rakaj, e cila ka dhënë mësim në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Shkodër lëndët kimi dhe biologji, zbuloi për herë të parë disa detaje nga jeta e Luizit gjatë arsimimit.

Ajo tregoi se të dy banorët e “Big Brother VIP 2” Luiz Ejlli dhe Tan Brahimi, po jo vetëm, kanë qenë nxënës të shkëlqyer për të cilët janë krenuar.

Mësuesja u shpreh e Luizi ka qenë një ndër më të veçantit e shkollës, ku me humorin e tij dhe zgjuarsinë arrinte të fitonte zemrat e të gjithëve.

Madje në mbrëmjen e maturës ai ka imituar mësuesit e shkollës, dhe sa herë shihnin grupe nxënësish duke qeshur nga mbrapa fshihej Luizi.

“Luizi ishte një ndër të veçantit e shkollës dhe është shumë i zgjuar dhe i dashur. Me një humor që po e tregon, me batuta e të gjitha. Të gjitha i ka pasur, madje të trashëguara sepse nëna e tij ka punuar me ne tek konvikti i shkollës dhe kishte humor. Asaj i shkonte çdo gjë. Luizi ishte i lëvizshëm, por i shkonte çdo gjë pasi i bënte me lezet dhe humor, që të vinte para mirësisë së mësuesit për tolerim. Ai ngaqë kishte humor dhe ishte kudo ku ishin njerëzit. I shihnim duke qeshur të mbledhur nxënësit  dhe e dinim që po i bënte Luzi për të qeshur. Në mbrëmjen e maturës së klasës së Luizit, imitoi mësuesit me lezet dhe dashamirësi”, u shpreh ajo në “Shqipëria Live”.

Ndërsa për sa i përket Tanit, mësuesja u shpreh se ka pasur humor por jo kaq sa sot, dhe se në mësime nuk ishte më i miri, por një djalë i shkëlqyer. Ajo tregoi se vijon të mbajë kontakte me disa prej tyre, për të cilët krenohet që u ka dhënë mësim.

“Krenohem shumë me nxënësit e mi që kam dhënë mësim. Jam munduar të mbaj kontaktet me ta dhe të shkëmbejmë biseda. Mbaj lidhjet dhe me kënaqësi të madhe. Janë dy shkodranë që po na nderojnë dhe e kemi kënaqësi që kanë qenë nxënësit tanë”, tha Valeria Rakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat