​Donna Dafi e publikon këngën e re në gjermanisht dhe shqip “Ku je?”

Mediale Vip

​Donna Dafi e publikon këngën e re në gjermanisht dhe shqip “Ku je?”

Më: 19 maj 2023 Në ora: 11:21
Donna Dafi

Këngëtarja Donna Dafi, në këngën më të re “Wo bist du?, “Ku je?”, nëpërmjet melodisë̈ magjepsëse dhe emocionuese, rrëfen historinë̈ e dy personave që ranë në dashuri me njëri-tjetrin.

Kënga fillon me udhëtimin dhe humbjen e kësaj dashurie, pastaj gatishmërinë e tyre të qëndrueshme përballë fatkeqësive, duke e kërkuar njëri-tjetrin.

"Wo bist du?" nuk është vetëm një këngë për thyerjen e zemrës, por më shumë është një thirrje për të mos hequr dorë kurrë nga dashuria dhe na kujton se është e mundur të gjejmë një rrugë kthimi te njëri-tjetri.

Donna Dafi, në “Wo bist du?”, e shfaq talentin e kantautores dhe interpretueses. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat