Pas Mozzik, Efi shfaqet në një tjetër vidioklip?

Mediale Vip

Pas Mozzik, Efi shfaqet në një tjetër vidioklip?

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 11:44
Efi Dhedhes

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes, duket se ka vendosur që të jetë më e tërhequr pas kësaj ekseperience. Ajo nuk ka dhënë shumë intervista, e gjithashtu nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale.

Mirëpo, kjo ka bërë që të jetë një nga banoret më të kërkuara, si për mediat ashtu edhe për reklamat.

Le të mos harrojmë se pas daljes së parë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Efi ishte protagoniste në klipin e “Mozzik” dhe tërhoqi shumë vëmendje. E mesa duket sërish do e shohim në një klip muzikor.

Dyshimet na u shtuan pasi Ronela Hajati publikoi një video ku shfaqet Efi duke u rregulluar. Gjithçka deri më tani është “ok”, por ne bëjmë lidhjen me një postim të bërë po sot nga Ronela ku tregonte se sot do xhironte 2 klipe.

E bëtë lidhjen apo jo? Gjithsesi ne jemi në pritje të projekteve të Ronelës e pse jo në pritje dhe të projekteve të Efit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat