Adelina Berisha me të tjera imazhe tërheqëse nga klipi i ri në ardhje

Mediale Vip

Adelina Berisha me të tjera imazhe tërheqëse nga klipi i ri në ardhje

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 19:49
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, është në finalizim e sipër të projektit të saj më të ri muzikor.

Ajo do të sjellë një këngë të re verore me klip, xhirimet e të cilit i ka përfunduar së fundmi.

Adelina, e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale, ka ndarë së fundmi me ta disa fotografi nga prapaskenat e xhirimeve.

Image
Adelina Berisha

Nga imazhet e publikuara, mund të shihet se Berisha do të shfaqet mjaft atraktive në klipin e ri, në të cilin mesa duket do të dominojë ngjyra e kaltër.

“Me mua ke mësuar çka ish dashuria”, ka shkruar Adelina në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke zbuluar pak nga vargjet e këngës së saj të re në ardhje.

Image
Adelina Berisha

Ky projekt muzikor është i pari i këngëtares për vitin 2023, pas baladës “Harrom” të publikuar në tetor të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat