Rita Ora merr për herë të parë pjesë në një emision me motrën e saj, Elenën

Mediale Vip

Rita Ora merr për herë të parë pjesë në një emision me motrën e saj, Elenën

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 17:59
Elena dhe Rita

Rita Ora e bëri episodin e fundit të emisionit “Celebrity Gogglebox” një çështje familjare, ndërsa asaj iu bashkua në program motra e saj më e madhe Elena.

Dyshja, të cilat kanë shumë ngjashmëri me njëra-tjetrën, kanë shijuar një natë vajzash në episodin që transmetohet të premten në Channel 4.

Rita, 32 vjeçe, dhe Elena, 34 vjeçe, gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë, kjo pasi Elena është menaxhere e Ritës, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “You Only Love Me” dukej në hap me modën, ndërsa kishte veshur një bluzë livande dhe dollakë të ngjashëm.

Duke i stiluar flokët e saj bionde në valë të lirshme, Rita e kompletoi pamjen e saj me një gjerdan argjendi që binte në sy.

Këngëtarja ka qenë e zënë kohëve të fundit duke promovuar albumin e saj më të ri “You & I” i cili sapo ka dalë në shitje.

Në veçanti, Rita ka qenë e zënë duke promovuar edhe klipin e saj më të fundit të këngës “Don’t Think Twice”, e cila është kënga e parë e albumit.

Rita tha për këngën: “’Don’t Think Twice’ është të mos mendosh dy herë dhe thjesht të kërcesh, në mënyrë romantike”.

Ju jetoni vetëm një herë, kështu që në të vërtetë duhet ta kapësh momentin dhe të mos frenosh nga mendimet se çfarë mund ose nuk mund të ndodhë”.

Këngëtarja e hitit “Poison” bashkëshorti i saj, 47 vjeçari Taika Waitit, kërcejnë bashkë në këtë klip.

Kënga e zhanrit rurodance iu pasiu dy klipeve tjera të mëparshme: “You Only Love Me” dhe “Praising You” me Fatboy Slim të cilat ishin publikuar para se të dilte albumit.

Rita së fundmi tha se albumi i saj i ri, “You & I” pasqyron atë se sa është ‘rritur’ ajo gjatë ‘viteve të fundit’.

Gjatë viteve të fundit, unë jam rritur. Jeta ime ka evoluar. Fillova të mbaja ditar dhe ato tregime u kthyen në këngë. Nëse jeni të pambrojtur me këngët tuaja, duhet të jeni të sinqertë”.

Kjo është magjia. Zhytja në shkrimin e teskteve me këtë album ka qenë një hapje e syve të mi”, tha ylli me origjinë nga Kosova. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat