Albërie Hadërgjonaj, Stine dhe Ladi Toska sjellin këngën e re “Dashni haram”

Mediale Vip

Albërie Hadërgjonaj, Stine dhe Ladi Toska sjellin këngën e re “Dashni haram”

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 22:48
Albërie Hadërgjonaj, Stine

Këngëtarja e mirënjohur e estradës shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, është rikthyer me këngë të re pas një kohe të gjatë.

Ajo ka bashkuar forcat me dy artistët e tjerë: Stine dhe Ladi Toska.

Kënga titullohet “Dashni Haram”, së cilës natyrisht nuk i ka munguar edhe një videoklip.

Artistja mori vëmendje me paraqitjen në një stil mjaft elegant dhe të kuruar në çdo detaj.

Teksti dhe muzika janë realizuar nga vet këngëtarët, Stine dhe Albërie Hadërgjonaj.

Orkestrimi u bë nga Alandy dhe Stine si dhe i gjithë projekti u punua në studion e Stine Records.

Hadërgjonaj ndryshe prej vitesh jeton mes Amerikës, Shqipërisë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat