Po e ndihmonte të zbriste nga skena përmes shkallëve, një roje sigurie prek të pasmet e Beyonce

Mediale Vip

Po e ndihmonte të zbriste nga skena përmes shkallëve, një roje sigurie prek të pasmet e Beyonce

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 14:09
Beyonce

Një video nga prapaskena e koncertit të këngëtares së njohur Beyonce në Boston si pjesë e turneut të saj botëror “The Renaissance”, ka bërë xhiron e rrjetit, pasi një roje preku të pasmet e këngëtares teksa e ndihmonte të zbriste nga skena.

Në videon virale tashmë në mediat sociale, rrjeti po akuzon një roje sigurie, i cili shfaqet teksa ndihmon këngëtaren të ulet nga skena përmes shkallëve.

Në një moment ai prek të pasmet e saj, ndonëse nuk mund të thuhet nëse qëllimi i tij në të vërtetë ishte pikërisht ky.

Disa nga komentuesit, shprehen se veprimi i rojës ishte tendencioz, ndërsa të tjerë thonë se ai thjesht ndihmoi këngëtaren të mos rrëzohej.

Renaissance World Tour është turneu i nëntë i koncerteve të këngëtares amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat