Ledri Vula dhe Capital T vijnë me këngën e re “Win Win”

Mediale Vip

Ledri Vula dhe Capital T vijnë me këngën e re “Win Win”

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 09:42
Ledri Vula dhe Capital T

Artistët e njohur, Ledri Vula dhe Capital T, kanë lansuar bashkëpunimin e tyre të radhës.

“Win Win” titullohet kënga e dyshes së famshme, e cila është kompletuar edhe me videoklip.

Producimi i këtij projekti u realizua në studion e producentit, Rzon.

Videoja ndërkohë i është besuar Supercut Studio nën drejtimin e Besian Durmishit.

Kënga tani është publikuar edhe në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Vulës.

Ata janë prej vitesh pjesë e skenës dhe pëlqehen mjaft shumë për mënyrën dhe interpretimin e këngëve.

Reperët në këtë periudhë vlen të ceket se janë shumë të angazhuar edhe me koncerte e mbrëmje muzikore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat