Cricket, Ada dhe Ya Nina vijnë me këngën e re “Dance for the money”

Mediale Vip

Cricket, Ada dhe Ya Nina vijnë me këngën e re “Dance for the money”

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 10:45
Foto: Screenshot/YouTube

Cricket, Ada dhe Ya Nina kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Dance for the money” mban titullin kënga e tyre e radhës, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti dhe vija melodike është bërë nga Ada me muzikë dhe producim nga Donat Prelvukaj (emri i vërtetë).

Ky projekt ndërkohë është shoqëruar edhe me një video mjaft kreative.

Cricket nga ana tjetër edhe këtë vit ka qenë tejet i angazhuar me projekte muzikore.

Ai solli disa bashkëpunime, të cilat u pritën jashtëzakonisht mirë nga publiku.

E veç kësaj, artisti po vazhdon punën dhe angazhimet për të tjera prurje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat