E trishtë/ Yjet e "Friends" dhe familjarët përcjellin aktorin për në banesën e fundit

Mediale Vip

E trishtë/ Yjet e "Friends" dhe familjarët përcjellin aktorin për në banesën e fundit

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 11:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Yjet e kastit të “Friends” janë parë ditën e premte, duke ngushëlluar njëri-tjetrin jashtë kishës ku u preh aktori 54-vjeçar, Matthew Perry.

Një funeral privat u organizua për të përcjellë aktorin e njohur pranë varrezave “Forest Lawn” në Hollywood Hills, më pak se një milje larg studiove, ku u regjistrua seriali i famshëm “Friends”.

Jennifer Aniston, 54 vjeç, Lisa Kudroë 60 vjeç, Courteney Cox 59 vjeç dhe David Schwimmer 57 vjeç, mbërritën të katërt njëherësh, të gjithë të veshur me kostume të zeza dhe të pikëlluaar ndërkohë që po përgatiteshin t’i dhënë lamtumirën e fundit Perry-t në varrezat Forest Lawn në Los Anxhelos.

Nëna e tij e përlotur, Suzanne Morrison, 84 vjeç, dhe njerku i tij, Keith, 76 vjeç, ishin të dy në ngjarjen private, ashtu si edhe babai i tij John Perry, 82 vjeç.

Burime pranë autoriteteve kanë raportuar se aktori është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij, ditën e shtunë, në Los Anxheles, në orën 16:00 pasi asistenti i tij ka njoftuar ambulancën, pasi dyshonte për një arresti kardiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat