​Kitara e Kurt Cobain u shit për më shumë se një milion e gjysmë dollarë

Mediale Vip

​Kitara e Kurt Cobain u shit për më shumë se një milion e gjysmë dollarë

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 15:24
​Kitara e Kurt Cobain u shit për më shumë se një milion e gjysmë dollarë

Kitara e këngëtarit të Nirvana, Kurt Cobain, u shit në një ankand në SHBA për më shumë se 1.5 milionë dollarë.

Kitara elektrike ikonë blu "Skystang I" Fender Mustang, të cilën Cobain luajti gjatë turneut të tij të fundit, u shit të premten për pak më shumë se 1.58 milionë dollarë (1.45 milionë euro) në ankand në Nashville, Tenesi.

Xhinset e grisura që Cobain veshi në videoklipin e këngës "Heart-Shaped Box" dhe në MTV Video Music Awards kushtuan më shumë se 400 mijë dollarë. Pantallonat vlerësoheshin nga 10.000 deri në 20.000 dollarë.

Ankandi ishte pjesë e ankandit treditor "Të luajtur, të veshur dhe të grisur: Rock N' Roll Iconic Guitars and Memorabilia", i cili shfaqi më shumë se një mijë artikuj të madhështorëve të muzikës si Cobain, Eric Clapton, Elvis Presley, Prince, Beatles dhe Frank Zappa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat