Armando Broja dhe e dashura e tij zyrtarizojnë lidhjen

Mediale Vip

Armando Broja dhe e dashura e tij zyrtarizojnë lidhjen

Më: 3 janar 2024 Në ora: 20:12
Armando Broja dhe e dashura e tij

Sikurse u zbulua pak javë më parë, sulmuesi i Kombëtares Armando Broja ka nisur një lidhje të re dashurie. E dashura e yllit të futbollit është influencer dhe jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe është njohur me Brojën.

Tani çifti ka zyrtarizuar lidhjen duke u shfaqur për herë të parë në rrjetet sociale bashkë. 

Ata kanë postuar video pranë njëri-tjetrit në Instagram momente nga nata e ndërrimit të viteve, teksa kanë vendosur që ta presin 2024 së bashku dhe po ashtu ta nisin si një çift zyrtar.

Pak javë më parë ata u fotografuan krah për krah me njëri-tjetrin rrugëve të Londrës. Të buzëqeshur çifti dukej tejet i lumtur.

Kjo lidhje e tij vjen vetëm pak muaj pas ndarjes së tij me të dashurën shqiptare me të cilën qëndroi i lidhur për një vit e gjysmë.

Gjatë verës u bë me dije se ajo lidhje kishte marrë fund e si duket Armandos nuk i është dashur shumë kohë për të hapur dyert e zemrës sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat