Vanessa Hudgens është në pritje të ëmbël

Mediale Vip

Vanessa Hudgens është në pritje të ëmbël

Më: 12 mars 2024 Në ora: 07:33
Vanessa Hudgens

Këtë vit, çmimt Oscar do të kenë surpriza! Në tapetin e kuq u shfaq Vanessa Hudgens, e veshur me një fustan të gjatë, të zi dhe me një bark të rrumbullakosur.

Aktorja 35-vjeçare, e buzëqeshur përkëdheli barkun e rrumbullakosur, për të treguar se është shtatzënë dhe do të bëhet nënë për herë të parë.

Vanessa është e martuar me Cole Tucker, të cilin e ka njohur përmes një seance meditimi në Zoom, gjatë mbylljes në pandeminë Covid-19.

Ata u fejuan në shkurt të vitit të kaluar dhe më pas, bënë një dasmë madhështore në dhjetor po të atij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat