'Kërcet druri ndonjëherë se unë nuk toleroj shumë!' Deklarata e Soni Malajt për të bijën ngjall polemika

Mediale Vip

'Kërcet druri ndonjëherë se unë nuk toleroj shumë!' Deklarata e Soni Malajt për të bijën ngjall polemika

Më: 22 mars 2024 Në ora: 22:33
Soni Malaj

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj, është përfshirë në polemika pas një intervisteje të dhënë së fundmi në lidhje me edukimin e vajzës së saj, Ana, e cila aktualisht është 12-vjeçe.

Në këtë intervistë, Soni foli në lidhje me marrëdhënien me vajzën e saj. Ajo tha se ka rregulla të rrepta për Anën, duke përfshirë mungesën e telefonit dhe përmendi një formë ndëshkimi ndaj saj që shkaktoi kritika nga një pjesë e mire e ndjekësve.

“Jam munduar gjithmonë ta bëjë të kuptojë se ka një ndryshim mes Sonit si këngëtare në skenë dhe Sonit si mami në shtëpi. I flas gjithmonë që të kuptojë se edhe nëse mami vishte veshje provokuese nëpër performanca për të nuk ka shanse të ndodhë. Jam e rreptë”, ka thënë ndër të tjera Soni. Malaj theksoi se Ana nuk ka telefon edhe pse është 12 vjeç, por pranon se nuk e ndalon dot ekspozimin e saj ndaj rrjeteve sociale në klasë me shokët e shoqet. "Ana e di që mami është nga Tropoja dhe është shumë fanatike. E di ajo që kërcet druri ndonjëherë dhe unë nuk toleroj shumë”, ka thënë Soni duke qeshur.

Deklarata për ‘kërcitjen e drurit’ solli reagime të ndryshme në rrjetet sociale, me kritika të ashpër për mënyrën e saj në edukimin e vajzës. Disa përdorues të rrjeteve sociale shprehen të shqetësuar për efektin që këto komente mund të kenë në psikologjinë e vajzës së saj. Kritikat kanë nxitur një debat mbi përgjegjësitë e prindërve dhe për mënyrën e arsimimit e trajtimit të fëmijëve në kohën moderne, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje të ndjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat