Sara Gjordeni reagon ashpër: Nga krahasimi me çiftin Kiara- Luizi te ish-at dhe menaxheri i Bardhit

Mediale Vip

Sara Gjordeni reagon ashpër: Nga krahasimi me çiftin Kiara- Luizi te ish-at dhe menaxheri i Bardhit

Më: 28 mars 2024 Në ora: 22:57
Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka reaguar me anë të disa story-ve në Instagram duke dashur të sheshojë gjërat që janë thënë për të gjatë kësaj kohe. 

"Më keni çarë atë që s’thuhet me muhabet ex-ash. E vetmja lidhje ishte Endriku, para 10 vitesh. Silvi gënjeu. Babai im del me deklarata sepse nuk ka jetuar asnjë ditë me mua. Turp t’i vijë kush pretendon që unë ta mbroj kur vetëm të këqija më kanë ardhur prej tij.

Mos na krahasoni me Luizin dhe Kiarën, sepse realisht është gjëja më bajat dhe palidhje në botë! Jam 180 gradë njeri tjetër. Edhe Bardhi po ashtu. Nuk ia fishkëllejmë fare kësaj çështje dhe na keni lodhur. Na keni çarë dërrasat dhe me Meritonin. Nuk më pëlqen Meritoni.

I qëndruam afër për sa ishte sëmurë. Nuk kam as tërheqje as dreq. Nuk i kam prishur unë marrëdhëniet me Bardhin dhe menaxherin e tij. Ka pasur pakënaqësi të tjera që s’kishin lidhje me mua. Bardhi nuk doli nga shtëpia sepse e nxori menaxheri se e “fëlliqa” unë. Ata kanë marrëdhënie korrekte."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat