Sara feston 5 mujorin e Londonit në Instagram, Jona e Big Brother i jep këshillën më të vlefshme!

Mediale Vip

Sara feston 5 mujorin e Londonit në Instagram, Jona e Big Brother i jep këshillën më të vlefshme!

Më: 13 maj 2017 Në ora: 09:41
Sara dhe Jona

U bënë plot 5 muaj që kur në familjet Liço-Hoxha erdhi pjesëtari më i ri, London Nor-i. Dhe sigurisht, mamaja e tij Sara ka zgjedhur që në këtë ditë të ndajë me të gjithë ndjekësit e saj një foto të vogëlushit…ose më saktë të dorës së tij.

“5 muaj më parë, i dhashë jetë bekimit tim më të madh”, – shkruan Sara në Instagram. “Nuk  e mbaj mend jetën time si ishte para teje Londonush!”.

Ndërkohë ajo që na ka rënë në sy, përveç fotos sigurisht, është komenti i një prej ish-banoreve të Big Brother, Jona Kalemaj. Duke qenë se Jona është bërë nënë e një vajze të vogël para 2 vitesh, ka gjëra që ajo di më mirë se Sara për rritjen e fëimijëve dhe për këtë i ka dhënë një këshillë bashkangjitur edhe urimit.

“U bëftë plak me mjekër i themi.”, – shkruan ish-banorja. “Pritja thonjtë se do të të çjerrë!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat