Lopez shumë krenare për të dashurin e saj

Mediale Vip

Lopez shumë krenare për të dashurin e saj

Më: 16 maj 2017 Në ora: 22:32
Jennifer Lopez

Romanca e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez s’mund të shkonte më mirë se kaq.

Lopez e cila ka shkëlqyer në paraqitjen e saj të hënën në qytetin e New York-ut ku isghte e pranishme në NBC Universal Upfronts ka folur për lidhjen e saj me atletin 41 vjeçar.

“Ai nuk është aktor, ai është i zënë duke bërë gjëra të reja dhe të mrekullueshme me jetën e tij dhe karrierën. Jam shumë krenare për të”, ka thënë Lopez.

Kur ajo është pyetur nëse është e lumtur me lidhjen e saj të dashurisë, Lopez u përgjigj “Shumë e lumtur. Falemnderit”.

Kolegu i Lopez në World of Dance, Derek Hough duket se është një fans i këtij çifti.

“Mendoj se ata janë të mrekullueshëm së bashku. Ai është i mrekullueshëm. Ajo poashtu është një grua e mrekullueshme, janë një çift fantastik”, ka thënë ai.

Lopez e cila është dukur mrekullueshëm me një fustan të Elie Saab dhe këpucë Christian Louboutin është shumë e zënë me shumë projekte – me sezonin e tretë të Shades of Blue, spektaklin e saj të vallëzimit World of Dance ashtu si edhe me mjuzikëllin e saj të ri Bye Bye Birdie.

“Po i marr gjërat me radhë, agjenda ime momentale është shumë sfiduese”, ka thënë Lopez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat