Vetoni e Bujari i kallin dasmat, ja projekti i fundit i tyre

Mediale Vip

Vetoni e Bujari i kallin dasmat, ja projekti i fundit i tyre

Nga: Maksim Gjokaj Më: 20 maj 2017 Në ora: 21:26
Vetoni e Bujari

“Sa netë”, ky është titulli i këngës së re që ka ardhur nga dyshja e grupit "Pishat", Veton Mushkolaj dhe Bujar Osaj.

“Sa netë” u komentua si hit dhe ajo po pëlqehet e shprendahet gjithë andjej. Veton Mushkolaj e Bujar Osaj, thonë se janë të kënaqur me vëmendjen që po i jepet projektit të tyre të ri.


Djemtë që ja thonë bukur live-it, këtë herë kanë ardhur me një stil ndryshe, shumë modern dhe në hap me kohën.

Dyshja e hiteve “Bjondinë, zeshkane” dhe më pas “Selfie”, krijimin e tyre të fundit muzikor, këngën me titull “Sa netë”, ja kanë besuar Bleros dhe stuios së tij muzikore. Teksti i këngës është shkruar nga Uki Latifi, ndërkaq videoklipi është punuar nga produksioni “XL” dhe përmban skena të bukura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat