Çifti Altuna Sejdiu-Tuna dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha së fundi janë bërë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Tian.
Duke shijuar ditët e para bashkë me fëmijën, ata shpeshherë po publikojnë foto bashkë me Tianin duke u shëtitur.
Madje në shumicën e rasteve e kemi parë Patrisin shumë të përkushtuar ndaj fëmijës, duke e ushqyer atë.
Në instagram, Patrisi ka publikuar një foto në të cilën shihet në veturë teksa ishte nisur për diku.
Ai kishte etiketuar Tunën duke shkruar “@tunasejdi shkumë”, por që nuk e ka bërë të ditur vendin se ku po shkojnë.