Dua Lipa pasi u shpall këngëtarja më e kërkuar në Britani të Madhe, merr komplimente prej Katy Perryt

Mediale Vip

Dua Lipa pasi u shpall këngëtarja më e kërkuar në Britani të Madhe, merr komplimente prej Katy Perryt

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 19:08
Dua Lipa

Dua Lipa pozicionohet në vendin e parë si këngëtarja më e kërkuar në Britani të Madhe.

Kështu thuhet nëse bazohemi në Spotify, e cila zbuluar listën ku pas shqiptares kanë mbetur Ariana Grande, Beyonce, Rihanna dhe Taylor Swift.

Gjithashtu bukuroshja jonë u zgjodh gruaja e vitit 2017 sipas revistës së mirënjohur “TIME”, ku ka lënë pas edhe Luis Fonsin me këngën e njohur “Despacito”.

Për këtë i falënderoi të gjithë Dua duke u shprehur mirënjohje për përkrahjen që i dhanë gjatë gjithë kohës.

Ky mesazh i publikuar shumë komente pozitive dhe një prej tyre ishte edhe koleges së Duas, këngëtares Katy Perry.

“E paske mbytur fare mbretëreshë”, ka shkruar Katy në llogarinë personale të Isntagramit të Duas.

Ndryshe, “New Rules” e Duas është shfaqur nëpër ekranet e mëdha të New Yorkut mbi 1.5 milion herë.

Kujtojmë se deri më tani hiti i lartcekur është shikuar mbi 754 milionë herë në YouTube. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat