Reperi Snoop Doog së shpejti do të marrë pjesë në shfaqjen “Redemption of a Dogg” në bashkëpunim me motrën e yllit Tony Braxton, Tamar Braxton.
Sipas BBC kjo shfaqje është me regji, skenar dhe producent Je’Caryous Johnson.
Këtu do të portretizohet Snoop, emri i të cilit është Calvin Broadus, dhe luftën e tij të brendshme për të mbrojtur trashëgiminë e tij si dhe humbjen e një dashurie.
Albumi i tij i fundit “Bible Love” si dhe disa këngë tjera do të përdoren në këtë shfaqje.
Për herë të parë shfaqja do të prezantohet në Texas më 15 tetor.