Dua Lipa po mundohet të thyejë mitin se këngëtaret e pop muzikës nuk janë të zonja

Mediale Vip

Dua Lipa po mundohet të thyejë mitin se këngëtaret e pop muzikës nuk janë të zonja

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 10:19
Dua Lipa

Dua Lipa po lufton për të shkatërruar mitin se këngëtaret janë të paaftë për të prodhuar hitet e tyre.

Këngëtarja 23-vjeçare e ndjen veten se është pjesë e një brezi të ri, të fokusuar në thyerjen e barrierave.

“Gjithmonë ka qenë kjo stigmë prapa yjeve të Pop muzikës”, tha ajo në një prononcim për Free Metro.

“Kur një zë i mashkullit vjen në skenë, njerëzit menjëherë besojnë se ata i shkruajnë këngët e tyre, drejtojnë videot e tyre. Nëse je një artiste femër dhe nuk je ulur në një piano ose kitarë, ose nuk luan në ndonjë instrument dhe po performon një këngë, njerëzit menjëherë mendojnë se gjithçka është e përgatitur për ju dhe nuk jeni autentike”, tha më tutje këngëtarja jonë.

Por, Lipa thotë më tuje se gjërat kanë ndryshuar për së miri dhe se femrat po marrin vendin e merituar në skenën botërore muzikore.

“Gratë duhet të luftojnë pak më shumë për të marrë njohjet që i meritojnë. Tani mendoj se ka ardhur koha ku ne ndjehemi të sigurta dhe na lejohet që të jemi kush të duam”, shtoi ajo.

Ndryshe, Dua kishte thënë më parë se vet i shkruan tekstet e këngëve dhe se edhe idetë për klipe i jep vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat