Eleni Foureira nuk di të ndalet, korr edhe një sukses

Mediale Vip

Eleni Foureira nuk di të ndalet, korr edhe një sukses

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 23:49
Eleni Foureira

Kënga e Eleni Foureira, e cila përfaqësoi Qipron në “Eurovizion”, vazhdon të korrë sukses. Këtë gjë e vërteton më së miri dhe në një nga platformat më të mëdha të muzikës si Spotify. Edhe pse nuk u shpall fituese, kënga “Fuego” është dëgjuar plot 1.37 milionë herë.

Eleni ka lënë pas këngën fituese “Toy” të këngëtares nga Izraeli. Kjo e fundit është dëgjuar vetëm 440 mijë herë. Kjo vërteton se publiku e ka pëlqyer më shumë këngën e Foureiras.

Ndryshe nga çdo herë tjetër, Eurovizion i këtij viti priti 3 shqiptarë. Përveç Elenit, ishin edhe Eugent Bushpepa, i cili përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Mall” dhe Ermal Meta që së bashku me Fabrizio Moron, përfaqësuan Italinë me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat