De Bruyne bëhet baba

Mediale Vip

De Bruyne bëhet baba

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 19:03
Familja e Kevin de Bruyne

Kevin de Bruyne është bërë baba për herë të dytë, përsëri me një djalë, por këtë herë për të sapolindurin ka zgjedhur emrin e njërit prej ekipeve të Seria A.

Mesfushori Manchester City-t tani është  babai i dy djemve dhe lajmin ka dashur ta ndante me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.

Djali i dytë e ka emrin Rome, si kryeqyteti italian dhe klubi futbollit.

Në foton e postuar prej tij në Instagram ka shkruar: “Anëtari më i ri i familjes është këtu. Ne të duam shumë, i vogli Rome.”

Së bashku me bashkëshorten e tij Michel kishin konfirmuar në festën e Premier Leagues se do të bëheshin prindër sërish. Djali i parë erdhi në jetë në 2017-të dhe e quajtën Mason Milian, ndërsa për të dytin janë kujdesur për një emër më të shkurtër dhe që ka një lidhje me futbollin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat