Sekreti i martesës 23-vjeçare të çiftit të njohur

Mediale Vip

Sekreti i martesës 23-vjeçare të çiftit të njohur

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 07:30
Mary Steenburgen dhe Ted Danson

Thonë se dashuria nuk zgjat në Hollywood…

Por këtë e hodhi poshtë Mary Steenburgen dhe Ted Danson.

Aktorja ka folur rreth asaj se çfarë po e mban romancën e saj me Danson të gjallë pas 23 vitesh martesë.

‘Ai është partneri im në kuptimin më të thellë të fjalës në këtë jetë. Dashuria jonë veç sa bëhet më e thellë me gëzimet dhe bekimet tona’, tha ajo për People.

‘Në u njohëm kur ishim 40 dhe 45. U takuam në një kohë kur të dy veç kishim kaluar shumë gjera me veten dhe ky ishte fat’.

Aktorja tani 65-vjeçare u takua me Danson, 70 vjeç në vitin 1993. Çifti u martua dy vjet më bonë.

Tani më shumë se 20 vjet bashkë, çifti është shumë i lumtur dhe madje ka arritur me sukses t’i bashkojë familjet e tyre nga marrëdhëniet e mëparshme.

‘Ai është një baba i mahnitshëm, një njerk e gjysh i mahnitshëm. Ne jemi gjyshër që moti’.

Aktorja e cila është fituese e Oscar vazhdoi të shpjegojë se burri i saj është i sigurt në vetvete dhe martesa e tyre është ajo që e mban marrëdhënien e tyre të gjallë dhe të shëndetshme.

‘Kjo është një martesë kur burri është i sigurt në dashamirësi dhe butësinë e tij, por edhe në forcën e tij’, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat