“Në letrën e Presidentit Tramp kërkohet që Kosova të flasë me një zë, pra qëndrimet tona të jenë të harmonizuara. Por, nëse Thaçi i ka kryer pazaret për territorin e Kosovës, atëherë a nënkupton kjo që të gjithë duhet të pajtohen me këtë . Duke marrë parasysh qëndrimet e këshilltarit të presidentit Tramp, John Bolton, atëherë përfundimin e dialogut duhet ta presim me frikë dhe shqetësim të madh”, ka thënë ish deputeti Adem Salihaj.
Presidenti amerikan, Donald Trump u ka dërguar letër zyrtare institucioneve të Kosovës, përkatësisht presidentit Thaçi, ku ka thënë se Kosova është një partner strategjik i SHBA-ve për paqe në rajon.
Trump ka shkruar në letër se Amerika është e gatshme t’i ndihmojë Kosovës në një arritje të ndonjë marrëveshjeje për paqe me Serbinë, transmeton gazeta "Bota sot".
Presidenti amerikan i ka thënë Thaçit se do t’i mirëpres atë dhe presidentin serb për të festuar në Shtëpinë e Bardhë, nëse arrijnë marrëveshje.
Thaçi e bëri këtë përmes një shkrimi ku tha se Liria dhe pavarësia e Kosovës, janë rezultat i luftës sonë të drejtë dhe përkrahjes së aleatëve tanë strategjikë ndërkombëtarë. Realizimi i synimeve tona për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB është i pamundur pa përkrahjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare.
Në këtë letër, Presidenti Trump, ndër të tjera kërkon nga liderët e Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë moment unik që të flasin me një zë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë. Humbja e kësaj mundësie të krijuar, do të ishte kthim mbrapa, sepse një mundësi e tillë vështirë se mund të përsëritet për një kohë të gjatë.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër, në gazetën "Bota sot")