Tahiri: Do të ishte mirë sikur taksa të këmbehej me liberalizimin e vizave

Politika

Tahiri: Do të ishte mirë sikur taksa të këmbehej me liberalizimin e vizave

Nga: N.H Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 22:50
Ramush Tahiri

Kur viti 2018 po numëron ditët e tij të fundit, Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se liberalizimi i vizave do të ndodhë ketë vit.

Lidhur me ketë çështje, ka folur politologu Ramush Tahiri.

Politologu i njohur në vend në një prononcim për gazetën “Bota sot”, duke e komentuar deklarimin e kryeministrit Haradinaj, ka thënë se do ishte e mirëpritur që të ndodhë një gjë e tillë, por ai shpreh skepticizëm, pasi kanë mbetur krejt pak ditë deri në përfundim të vitit.

“Do të ishte mirë sikur të mund të ndodhte që heqja e taksave të këmbehej me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës brenda këtij viti edhe pse kanë mbetur shume pak ditë përpara Kërshëndellave. Edhe ma herët liderët et e Kosovës, qeveritarë dhe Ministri i Jashtëm patën deklaruar se qytetarët e Kosovës do ta marrin lajmin e gëzuar për Krishtlindjet e sivjetshme që të udhëtojnë lirshëm në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian gjatë marsit të vitit të ardhshëm”, ka thënë Tahiri.

Me tej, Tahiri ka thënë se dëshiron të besojë se kryeministri Haradinaj ka informacione zyrtare dhe të besueshme pasi këto ditë kishte takime me zyrtarët e lartë evropian Mogerini, Hahn dhe Malstrom, dhe nuk e ka vetëm dëshirë e cila edhe si e tillë është e arsyeshme kur dihet fakti se Kosova i përmbushi pothuajse të gjitha kriteret.

“Dua të besojë se kryeministri Haradinaj ka informacione zyrtare dhe të besueshme pasi së shpejti pati takime me zyrtarët e lartë evropian Mogerini, Hahn dhe Malstrom dhe nuk e ka vetëm dëshirë e cila edhe si e tillë është e arsyeshme kur dihet fakti se Kosova i përmbushi të 95 kriteret dhe të gjitha procedurat i ka të përmbyllura duke mbetur vetëm të marrja e vendimit formal nga Këshilli i Evropës”, ka përfunduar politologu, Ramush Tahiri, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat