Analisti i njohur: PSD ka mbetur pa rolin e vet në skenën politike

Politika

Analisti i njohur: PSD ka mbetur pa rolin e vet në skenën politike

Nga: A.M. Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 21:34
Deputetët e PSD-së

Që nga largimi nga Lëvizja Vetëvendosje, pastaj me formimin e partisë së tyre të re e deri tani janë akuzuar për bashkëpunim me koalicionin PAN-n.

Por, veprimet e fundit, të Partisë Socialdemokrate, si bashkimi i grupit negociues nga kryetari i saj Shpend Ahmeti, si dhe ndryshimi i qëndrimit të tyre për projekt buxhetin e Qeverisë së Kosovës për vitin e ardhshëm, rritin edhe më shumë dyshimin se kjo parti po bashkëpunon me PAN. Të paktën PSD kështu akuzohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike në vend, Blerim Burjani  e ka quajtur Partinë Socialdemokrate një subjekt i momentit , e ardhmja politike e të cilit nuk ndihet.

“PSD duke e ditur se është një subjekt politik i momentit aktual dhe fati i këtij subjekti nuk dihet në ardhmen e saj politike, e ka shtyre këtë subjekt të favorizohet përmes  koncepteve  si dialogu me Serbinë apo aprovimi i buxhetit 2019””, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Blerim Burjani

Për më tepër, ai është shprehur se PSD nuk është një subjekt opozitar dhe se ka mbetur pa rol në skenën aktuale.

“Ky subjekt nuk është më opozitar, pra nuk ka kërkesa as të kundërta me PAN por as rekomanduese pra ka mbet pa rolin e vet në skenën aktuale”,  është shprehur ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai është shprehur se Kosova është në një udhëkryq pa konsensus nacional për disa tema.

“Kosova gjendet në një  udhëkryq pa konsensus nacional për disa tema, bërja me kokëfortësi e hapave pa unitet nuk siguron një të ardhmen dhe një dialog të qetë as me Serbinë”, ka thënë me tutje Burjani.

Po ashtu, Burjani vlerëson se dy partitë opozitarë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje po duken të njëjta në veprimet politike.

“Kosova në këtë gjendje çfarë është nuk mund të shkoj në zgjedhje, përderisa LDK dhe VV gjithnjë po duken njëjtë në veprimet politike, tash është çështje e LDK-së si do të gjendet  në të ardhmen , mundësit janë të vogla për të shkuar në zgjedhje, kërkesa për  zgjedhje është legjitimime dhe plotësisht e arsyeshme”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat