Nxitja kundër Evropës - rrugaçëri qeveritare

Politika

Nxitja kundër Evropës - rrugaçëri qeveritare

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 23 dhjetor 2018 Në ora: 23:03
Parlamenti Evropian

Si në kor bretkosash, kasta politike e pushtetare e Kosove trumbeton se "Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave!". Kësaj "teneqeje të shpuar", dy vjet më parë, i ka rënë edhe ish-kryeministri Isa Mustafa, kur deklaronte se "Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e vëna nga BE-ja, përfshi edhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin!"

Ishte një gënjeshtër zyrtare dhe mashtrim i madh të shqiptarëve. Sepse Kosova nuk kishte përmbushur, veç tjerash, as dy kushtet bazë, siç janë luftimin i krimit të organizuar dhe të korrupsionit, hajnisë zyrtare, jo më 2016, por as sot, në fundvitin 2018. Kjo e vërtetë e hidhur, pranohet me gojën e pushtetarëve duke i dhënë edhe shifrat zyrtare:

I) Më 2016 ishin 300.000 lëndë penale të pazgjidhura, që presin në stoqe. Tani, më 2018 janë shtuar edhe 20.000, duke u bërë 320.000 krime të heshtura. Shto këtu edhe 1.820 krimet makabre, që datojnë nga lufta dhe pas lufta, të cilësuara, saktësisht, - vrasje politike -, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë, nga LPK- ja e djeshme,  PAN-i i sotëm.

Plotësimi i kushtit, për luftimin e krimit të organizuar, tashmë, ka degjeneruar me fund. Gjykimi i krimeve faktike, sidomos të zyrtarëve qendrorë e lokalë, pra, të zyrtarëve të profilit të lartë, kthehen në farsë gjyqësore, me vendimin se dënohet kaq vjet me burg, duke e kthyer në "dënim me kusht!" Ja, pra, sa dhe si e kanë plotësuar kushtin e luftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit, qeveria e djeshme dhe e sotme e Kosovës!?!

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat