Kundërpërgjigje Vuçiqit: ROSU shkon në veri sa herë që e thërret detyra

Politika

Kundërpërgjigje Vuçiqit: ROSU shkon në veri sa herë që e thërret detyra

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 26 dhjetor 2018 Në ora: 22:33
Foto ilustruese- arrestimi i Marko Gjuriq

“Thënia e Vuçiqit se “ROSU mund të hyj në veri të Kosovës në dy kushte: kur atë e lejon KFOR-i dhe serbët e asaj pjese”, është një konsum ditor për ti qetësuar shpirtrat e nacionalistëve serbë të cilët e ëndërrojnë Kosovën si pjesë të Kushtetutës së tyre. Ose thënë më qartë kjo është një luftë speciale që e përdorë Serbia për qëllimet e saja”, ka thënë Hajrullah Tërnava ekspert i sigurisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ROSU mund të hyjë në veriun e Kosovës me dy kushte.

Sipas tij, këto dy kushte janë: me lejen e KFOR-it dhe me pajtimin e serbëve në veri.

“Kjo është gjithë e vërteta dhe vetëm e vërteta. Kushdo që thotë diçka tjetër është një gënjeshtar i madh”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka shkuar tutje, duke thënë se me marrëveshjen e Brukselit, të vitit 2013, është garantuar që NATO-ja është ajo që ka për detyrë të ruajë sigurinë në Kosovë.

“Ata ndoshta duan ta harrojnë këtë pjesë të marrëveshjes, por nuk ka hyrje në veri pa pajtimin e NATO-s dhe numër dy, pa u arritur një pajtueshmëri edhe me serbët e veriut”, ka thënë ai.

Ekspert të sigurisë dhe njohës të politikës e kundërshtojnë këtë deklaratë të Vuçiqit, të cilët thonë se, nuk ka asnjë shtet në botë që nuk mund të  kontrollojë pjesë të territorit të shtetit të tij.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot", versioni i shtypur)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat