“Pavarësia e sovraniteti nuk garantohet me kompromiset e dhimbshme të Thaçit”

Politika

“Pavarësia e sovraniteti nuk garantohet me kompromiset e dhimbshme të Thaçit”

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 26 dhjetor 2018 Në ora: 23:44
Hashim Thaçi

“Letra e ardhur nga Shtëpia e Bardhë e rithekson faktin se SHBA kanë investuar në Kosovën e pavarur dhe sovrane. Së dyti duhet theksuar se në letrën e ardhur nga Shtëpia e Bardhë, ndryshe nga mesazhi i ardhur nga Mogherini, nuk përmendet kryesimi i dialogut nga presidenti Thaçi. Përkundrazi aty shprehimisht kërkohet që subjektet parlamentare të Kosovës të flasin me një zë unik në këtë dialog. Ky zë unik nuk mund të arrihet rreth një figure përçarëse si Hashim Thaçi, e as me ekipet, shërbëtorët e tij. S’ka pra unitet në Kosovë dhe pavarësia e sovraniteti nuk garantohet me “kompromiset e dhimbshme të Thaçit” ka deklaruar Fitore Pacolli, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

Delegacioni shtetëror që u krijua enkas për fazën finale të dialogut me Serbinë, në krye me Hashim Thaçin dhe pjesa tjetër të ekipës, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, në takimin e mbajtur të mërkurën deklaruan që delegacioni më 8 janar do të zhvillojë takimin e parë në Bruksel.

“Më 8 janar do të kemi takim në Bruksel me lehtësuesit e procesit të dialogut për të diskutuar mbi ecurinë e procesit të dialogut”, tha Ahmeti.

Në këtë takim ishin të ftuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje mirëpo ato vendosën ta bojkotojnë ekipin dialogues me arsyetim se qëndrimet e tyre tashme dihen, dhe janë kundër që Thaçi, Limaj e Ahmeti ta përfaqësojnë Kosovën në fazën finale të bisedimeve me Serbinë.

Pas takimit, ishin gazetarët ata që i prisnin udhëheqësit e dialogut për pyetje ku i pari u deklarua kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Veseli për herë të parë është treguar i prerë se Republika e Kosovës nuk do të lejojë që t’i preket territori nga ana e Serbisë.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot", versioni i shtypur)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat