Hashim Thaçi ia tregon “muskujt” Ramush Haradinajt

Politika

Hashim Thaçi ia tregon “muskujt” Ramush Haradinajt

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 8 janar 2019 Në ora: 21:42
Hashim Thaçi dhe Federica Mogherini. Foto ilustrim nga "Bota sot"

“Nuk ka rëndësi çfarë thotë e çfarë bën, por e rëndësishme për të është që të shkruajnë gazetat, t`i lexohet miri e ti shihet fytyra në televizion. Njëri thumbit e tjetri patkoit. Kreu i ekzekutivit ka vendosur për taksë me kusht për Serbinë, presidenti që bën sevape me dekorata bën deklaratë tjetër në shtypin amerikan. Ndoshta do të ishte mirë që Kosova ta bëjë presidentin me kompetenca si presidentin amerikan. Unë besoj se Thaçi i çoi letër Ramushit përmes gazetës amerikane, për ti treguar muskujt Ramushit e krejt politikës në Kosovë”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ditë më parë ka deklaruar për Uashington Post se “Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe” edhe përkundër vendimit të qeverisë dhe deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se Kosova do ta heqë atë vetëm pasi Serbia ta njohë Kosovën.

Përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike dhe analistë politik vlerësojnë se kjo është një aventurë dhe tregues i mirëfilltë i politikës pa krye, që udhëheqë Presidenti, pasi nuk ka seriozitet dhe sinqeritet.

Sipas tyre, vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksën e vënë produkteve serbe duhet ë hiqet vetëm atëherë kur Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Isufi: Duhet të shtohen masat ndaj shtetit serb

Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, me këtë çështje ka thënë për gazetën “Bota sot” se vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksën e vënë produkteve serbe hiqet, vetëm atëherë  kur Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot", versioni i shtypur)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat