“Thaçi sfidoi hapur autoritetin e Haradinajt”

Politika

“Thaçi sfidoi hapur autoritetin e Haradinajt”

Nga: N.H Më: 9 janar 2019 Në ora: 12:05
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, foto ilustrim nga "Bota sot"

Analisti politik Nexhat Haziri, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se për shkak të mungesës së numrave, ka pak gjasa që opozita të ngris mocion për rrëzimin e qeverisë.

“Ka pak gjasa që opozita të ngritë mocion për rrëzimin e qeverisë, pasi dihet mungesa e numrave të kampit opozitar dhe kalimi i grupit të ashtuquajtur ''PSD'' të cilët i kanë uzurpuar mandatet e deputetëve nga VV-ja e ka vështirësuar akoma këtë proces për tu iniciuar nga opozita. Por, në anën tjetër kjo nuk do të thotë që tashmë pozita është komode, për shkak se koalicioni PAN dhe PSD, kanë interesa të ndryshme dhe lehtë mund të vije deri te përplasja e tyre jo për interes të vendit, por për interesat e tyre korruptive e mafioze, gjë që mund të qojë deri të një vet rrëzim të qeverisë Haradinaj”, ka thënë Haziri.

Me tej, analisti politik shton se presidenti Thaçi do të mundohet që ta rris ndikimin e tij në qeverinë Haradinaj dhe ta zbehë sa të mund ndikimin e kryeministrit.

Image
Nexhat Haziri

"Në anën tjetër, presidenti Thaçi do të mundohet që ta rris ndikimin e tij në qeverinë Haradinaj dhe ta zbehë sa të mundet ndikimin e kryeministrit, siç ka filluar të bëj në këto ditët e fundit kur edhe deklaron se taksën në mas prej 100% ndaj mallrave të Serbisë e kanë vendosur bashkë partiakët e tij, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe kryetari i PDK-së, njëherit edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, e jo kryeministri Ramush Haradinaj. Më këtë deklaratë presidenti e sfidoi hapur autoritetin e kryeministrit Haradinaj dhe bazuar në fuqinë që ë ka PDK-ja në koalicionin qeverisës, si partneri më i madh, do të bëjë që ta disiplinoj shefin e qeverisë Haradinaj duke e kërcënuar edhe me rrëzim të qeverisë, në mënyrë që ky i fundit të lëshoj terren në aspektin e ndikimit të Thaçit në qeveri dhe në të gjitha institucionet e saja”, ka thënë analisti politik.

Në fund, ai thekson se heqja e taksës ndaj mallrave të Serbisë do të bëhet, pasi, sipas tij, kryeministri Haradinaj është i pafuqishëm për ta kundërshtuar një ''urdhër'', që do të vinte nga presidenti Thaçi.

“Mendoj se nëse Thaçi vendos për heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë, kjo edhe do të bëhet pasi kryeministri Haradinaj është i pafuqishëm për ta kundërshtuar një ''urdhër'', që do të vinte nga presidenti Thaçi, edhe për arsyen tjetër të Hardinajt e që është mbetja e tij me çdo kusht kryeministër i Kosovës”, ka përfunduar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat