Në 20 vjetorin e vrasjes së Enver Malokut, “ekzekutorët janë kërcënim permanent ndaj individëve të rëndësishëm dhe ndaj lirisë”

Politika

Në 20 vjetorin e vrasjes së Enver Malokut, “ekzekutorët janë kërcënim permanent ndaj individëve të rëndësishëm dhe ndaj lirisë”

Nga: D.Rr Më: 11 janar 2019 Në ora: 08:28
Enver Maloku

Sot, më 11 janar 2019, po bëhen dy dekada të plota nga vrasja e veprimtarit dhe gazetarit të shquar, Enver Maloku.

Enver Maloku ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova dhe gazetës kombëtare “Bota sot”.

Vrasja e tij ende nuk është zbardhur, ndërsa shpresa për një gjë të tillë po mbetet vetëm te Gjykata Speciale, e jo në institucionet e drejtësisë së Kosovës. Kjo dhe vrasjet e tjera të aktivistëve të LDK-së, janë klasifikuar si vrasje politike, shkruan “Bota sot”.

Image
Rexhep Shahu

Ish kolegu i Enver Malokut, gazetari i luftës nga Shqipëria, Rexhep Shahu në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se këtë vit shënohet 20 vjetori i disa ndodhive të mëdha, por në këtë 20 vjetor shumë gjëra janë pezull, pasi ekzekutorët e Enver Malokut e të vrasjeve të tjera politike nuk kanë dalë nga skena, nuk dihet ku sillen, nuk dihet ku e kush janë dhe janë kërcënim i vazhdueshëm.

“20 vjetori i vrasjes së Enver Malokut, i disa vrasjeve të tjera politike mafioze, 20 vjetori i shumë gjërave të bukura sivjet në Kosovë, 20 vjetori i hyrjes në luftë të Amerikës e NATO-së për shqiptarët, 20 vjetori i dëbimeve masive, 20 vjetori i lirisë. Në këtë 20 vjetor shumë gjëra janë pezull, pasi ekzekutorët e Enver Malokut e të vrasjeve të tjera politike nuk kanë dalë nga skena, nuk dihet ku sillen, nuk dihet ku e kush janë, janë kërcenim permanent ndaj individëve të rëndësishëm dhe ndaj lirisë”, është shprehur Shahu.

Ai e përshkruan Enver Malokun si figurë të rëndësishme të Kosovës që ishte i anatemuar nga spiunët e mafiozët që thirren në emër të lirisë së Kosovës. Shahu thotë se nuk do të ketë paqe në Kosovë pa u zbardhur vrasjet politike.

“Enver Maloku ishte një figurë shumë e rëndësishme e Kosovës e anatemuar nga spiunët e mafiozët që thirrën edhe ata në emër të lirisë së Kosovës. Nuk ka as do të ketë kohë të gjatë paqe e qetësi të brendshme në Kosovë, rehati në Kosovë e në botën shqiptare pa u zbardhë vrasjet politike që ndodhen në kohën e ndërrimeve të pushtetarëve si përsëritje skenarësh të pas luftës së dytë botërore në Tiranë”, ka potencuar Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat