Dy dekada nga vrasja e Enver Malokut, Islami tregon kur nisën përgatitjet për eliminimin e njerëzve me ndikim të madh

Politika

Dy dekada nga vrasja e Enver Malokut, Islami tregon kur nisën përgatitjet për eliminimin e njerëzve me ndikim të madh

Nga: D.Rr Më: 11 janar 2019 Në ora: 10:32
Ibrahim Rugova dhe Enver Maloku

Sot janë bërë 20 vjet nga vrasja makabre e veprimtarit dhe gazetarit të shquar, Enver Maloku.

Enver Maloku ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova dhe gazetës kombëtare “Bota sot”.

Vrasja e tij ende nuk është zbardhur, ndërsa shpresa për një gjë të tillë po mbetet vetëm te Gjykata Speciale, e jo në institucionet e drejtësisë së Kosovës. Kjo dhe vrasjet e tjera të aktivistëve të LDK-së, janë klasifikuar si vrasje politike, shkruan “Bota sot”.

Image
Gazmend Islami

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami thotë për “Bota sot” se Maloku u vra pasi që ai ishte një urë lidhëse ndërmjet së krahut të LDK-së me strukturat e UÇK-së.

“Mendoj se me fillimin e luftës në Kosovë kanë nisur edhe përgatitjet e para për eliminimin e njerëzve të cilët kanë pasur ndikim të madh, edhe tek LDK-ja, por edhe tek strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra mendoj se Enver Maloku ka qenë një urë lidhëse mes dy krahëve dhe kjo ka qenë pengesa kryesore që ka çuar në eliminimin e tij”, thotë Islami për “Bota sot”.

Ai thotë, vrasja e tij nuk është zbuluar, sepse ka munguar vullneti politik.

“Mendoj se vrasësit e tij nuk janë zbuluar deri më tani, sepse drejtësia dhe askush nga shteti i Kosovës nuk ka marrë një iniciativë të tillë, sepse ka munguar një vullnet politik”, thotë më tej Islami.

Islami fajëson edhe LDK-në që sipas tij, edhe ajo nuk ka bërë mjaftueshëm në zbardhjen e vrasjeve politike.

“Me keq ardhje e them se kësaj i ka paraprirë edhe LDK-ja sepse për më shumë se 10 vite ka qenë në pushtet, ka pas edhe kryeministrin dhe ka mundur të iniciojë për zbardhjen e këtij rasti që është një vrasje shumë enigmatike”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat