Alarmi shqetësues i Spartak Ngjelës për Mitrovicën dhe heshtja e institucioneve të Kosovës

Politika

Alarmi shqetësues i Spartak Ngjelës për Mitrovicën dhe heshtja e institucioneve të Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 16 janar 2019 Në ora: 21:48
Spartak Ngjela

“Mitrovica jo rastësisht ka mbetur “Thembra e Akilit” për Kosovën. Pa dyshim se strategjia e këtillë për njohësit e fushës nuk është befasues, që Serbia brenda BE-së të mbetet një aleat qorr i Rusisë, sikur që nuk është fare befasuese që Institucionet tona heshtin për këtë fakt”, vlerëson publicisti Ismet Haziri.

Ditë më parë, avokati i njohur shqiptar, Spartak Ngjela, ka thënë se Rusia ka kërkuar që t’i japë Serbisë, Veriun e Mitrovicës, në mënyrë që vetë të investojë atje, përpara se Serbia të hyjë në Bashkimin Evropian. 

“Rusia dhe Serbia e pushtuan në vitin 1913 Kosovën për Mitrovicën. Dy kanë qenë pikësynimet Ruso-serbe të vitit 1912-1913: Mitrovica dhe Shkodra. Shkodrës i morën të keqen, por Mitrovicën e morën. “Për Shkodrën shkoj në luftë botërore”, tha atëherë politika austro-hungareze dhe çoi flotën për të bombarduar Ulqinin. Serbinë e investuar, Rusia e do si të vetmin aleat qorr brenda Bashkimit Evropian. Por, pa Mitrovicën, gjithçka arbërore që ka nisur, nuk shkon dot më tej. Mitrovica kështu siç është përbën 25 për qind të GDP -së Kosovës, dhe, me investim dhe vënien në punë maksimalisht, Mitrovica do të jetë 25 për qind e GDP -së Shqipërisë së bashkuar me Kosovën”, ka thënë avokati Ngjela.

Ngjela: Pa Mitrovicën, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të ishte një bashkim në falimentim

Ai ka shtuar se, tani Mitrovica  është e lakmuara e Rusisë.

“Do të ishte fatalitet për të ardhmen e Arbërisë nëse shqiptarët do ta lejojnë grabitjen e madhe që kërkon t’iu bëjë Serbia nën pretekstin e bashkimit. Pa Mitrovicën, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të ishte një bashkim në falimentim. E gjithë lëvizja patriotike shqiptare sot mbështetet te figura e kryeministrit shqiptar të Kosovës Ramush Haradinaj. Vetëm ky mund ta ndalojë këtë histeri tradhtie që ka plasur në Shqipëri dhe në Kosovë. Haradinaj është një heroi i luftës, dhe atij i tuten të gjithë antishqiptarët – të huaj apo shqiptarë qofshin”, është shprehur avokati Ngjela.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të enjten në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat