Lufta për Trepçën

Politika

Lufta për Trepçën

Nga: D.B Më: 17 janar 2019 Në ora: 17:28
Trepça

Trepça në të kaluarën e largët dhe të afërme ishte “mollë sherri” midis fuqive të botës, sepse secila nga këto fuqi dëshironte që ta këtë Trepçën dhe të menaxhojë me të.

Profesor dr. Binak Maxharraj ka thënë për “ Bota sot” se që nga pas Lufta e Dytë Botërorë Britanikët kanë menaxhuar me Trepçën. Sipas tij, për Trepçën ishin dhe janë te interesuar Francezet, Britanikë, Gjermanet, Amerikanët, por hiç më pak nuk janë të interesuar edhe Rusët për ta shti në dorë këtë gjigant me përmasa botërore.

“Për Gjermanin ka lobuar personalisht Kancelaria gjermane Angelina Merkel e cila fuqishëm, bile as që dëshiroj të dëgjoi se Trepça me çdo farë Marrëveshje të bijë në duart e Rusëve dhe Serbeve, sepse sipas sajë Trepça është pasuri kombëtare e Kosovës dhe ashtu duhet të jetë. Kushdo që vepron ndryshe ai e tradhton vendin e vet dhe nxitë shqetësime dhe konflikte të reja në Ballkan, dhe assesi nuk mund të paramendojë që Trepça të bijë në duart e Rusëve dhe Serbëve. Pse Trepça është “ mollë sherri” midis të mëdhenjve”, ka thënë Maxharraj.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Sipas tij, Veriu i Kosovës, por edhe Trepça gjendet në pjesën veriore të Kosovës, e cila është e banuar me një shumicë të thjeshtë serbe, por e mbushur edhe me shumë kriminel të ardhur nga Serbia, pasi që Veriu mbeti “zorrë çorre” e askujt për gati 20 vjet. “Veriu mbeti “zorrë çorre” e askujt për gati 20 vjet, pasi atë e kulloti çdo kush që kalonte andej pari, pa u frikësua se do ta rrok ndonjë ligj, sepse ajo pjesë menaxhojë nga kriminelet e të gjitha ngjyrave që ligjin e bënin vetë. Deshti Zoti dhe natyra që në këtë rajon ta shprazë tanë thesarin e çmueshëm nga ari, argjendi, plumbi, zinku, linjiti, nikli, kromi, Bakri, Magnezi, Boksiti, Hekuri, Platiniumi, uraniumi, por edhe me rezerva të pa llogaritura të Thëngjillit, xehe këto të akumuluara ne një vend kaq të vogël siç është Kosova, që me të gjitha këto Kosova e zënë vendin e parë ne rajon, por edhe në Evropë. Ekspertet vendor, por edhe ata ndërkombëtarë kanë vlerësuar se këto rezerva nëntokësore arrijnë mbi 500 miliardë dollarë qe do të ja zgjateshin jetën Kosovës hiq më pak se për 16 shekuj, që do të thotë se Kosova sipas kësaj del se e ka vlerën sa dy Serbia, cila sipas hulumtimeve rezervat e Serbisë nuk mund të zgjasin më shumë së 80 vjet. E tërë kjo është se çka e bënë Trepçën te rëndësishme dhe jetike për Kosovën dhe shqiptaret, por edhe interesimin e madh nga ndërkombëtarët e sidomos interesimin e madh të Rusisë për ta shti në dorë Trepçën, dhe për ta shtri ndikimin e saj ne rajone që është si një ëndërr e kamotshme e Rusisë”, ka thënë Maxharraj.

Ai ka thënë se kjo lufta e pa kompromis për Trepçën, është një fatkeqësi e madhe që në Udhëheqjeje të Kosovës kemi njerëz të cilët nuk i njohin mirë vlerat e pasurive nëntokësore për të cilat të tjerët shashtrisen për to dhe donë që ti kenë gjithsesi në menaxhim.

“Është pikërisht Presidenti Hashim Thaçi ai i cili që një vit e më shumë nuk e heqë idenë e tij nga goja për kompromise të dhimbshme më Serbinë, për ndarjen, copëtimin dhe korrigjimin e kufijve të Kosovës ndërkombëtar ishte të pranuar. Ky njeri në vend se të lobon për Veriun dhe Trepçën se ato janë të Kosovës dhe të pacenueshme. Ky mjeran i bie në qafë çdo kujtë në takimet ndërkombetare që hap tema të tilla, pa e pyetur askush. Lidhur me këtë mbanë edhe takime sekrete me Vuçiqin e Serbisë se si ta përfundojnë sa më lehte ndarjen e Kosovës në kompenzim me Luginën e Preshevës që nuk ia vlenë që të merren toka e misri në këmbim me tokat me flori .Këtë nuk e bënë askush pos ndonjë i krisur mentalisht, pos ndokush që është i shantazhuar me dosje nga Serbia. Por edhe kjo nuk ia vlenë, sepse nuk mund të shpëtohet një njeri nga dosjet e Serbisë, për ta shkatërruar një shtet, për ti humbë të gjitha ato pasuri nëntokësore të praruar në ari e argjend që ia ka lakmi krejt bota dhe nga të cilat varet ardhmëria e Kosovës”, ka thënë Maxharraj.

Sipas tij, kjo nuk guxon të ndodhë pasi populli i Kosovës nuk është aq naiv që nuk merr vesh në këto punë të fëlliqa të pushtetarëve tanë.

“Nuk ia banë më zi as Haga se sa çka ta bënë populli yt kur të zënë në tradhti kombëtare. Dashtë Zoti që kjo mos të ndodhë është shumë e çuditshme se pse po heshtin Institucionet tona lidhur me më këto plane makabre të Presidentit të Kosovës për shkatërrimin e Kosovës, ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, pse nuk lëvize askush, pse nuk proteston fuqishëm askush, mos i ka kap far opiumi qe nuk lëvizin fare nga vendi. U kall krejt Franca kadi për asgjë vetëm pse u rriten çmimet e naftës, u dridhe krejt Rumanija nga protestuesit për luftimin e korrupsionit. Në Kosovë të gjitha këto ndodhinë bile të ngritura në kub, por heshtet, e pakuptueshme”, ka thënë Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat