Haziri tregon kush është përgjegjës që s’ka liberalizim

Politika

Haziri tregon kush është përgjegjës që s’ka liberalizim

Nga: N.H Më: 27 janar 2019 Në ora: 10:17
Ilustrim

Analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave nga liderët institucional më shumë po përdorët për konsum të brendshëm politik, si shkak i tërheqjes së vëmendjen nga ngërçi politik.

“Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën ka mbetur si të thuash vetëm deklaratë kalimthi që po përdorët nga liderët institucional të Kosovës më shumë për konsum të brendshëm politik dhe për të tërhequr vëmendjen e opinionit nga ngërçi politik dhe institucional në të cilën ka hyrë vendi. Nuk ka një afat se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave as edhe në këtë vit dhe nuk do të ketë deri sa Kosova qeveriset nga koalicioni PAN që është i vetmi përgjegjës që qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen”, ka thënë Haziri, për gazetën “Bota sot”.

Ai në fund thekson se deklaratat rreth liberalizimit janë pa përmbajtje dhe që kanë synim mashtrimin apo manipulimin e opinionit.

Image
Nexhat Haziri

“Duhet ta them edhe këtë se në ditët e fundit kur po bëhet presion për heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës, nga udhëheqësit shtetëror të Kosovës është munduar që kjo heqje e taksës të lidhet me procesin e liberalizimit të vizave, një kushtëzim që është hedhur poshtë nga zyrtarët në Bruksel të cilët kanë qenë kategorik se taksa dhe liberalizimi i vizave nuk kanë asgjë të përbashkët. Dhe duke marrë parasysh këtë çfarëdo deklarate çoftë e kryeministrit Haradinaj apo të ndonjë zyrtari tjetër të Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave, janë thjeshtë deklarata pa përmbajtje që kanë synim mashtrimin apo manipulimin e opinionit për interesat të tyre të politikës ditore”, ka theksuar Nexhat Haziri për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat